NX Partners

Mbështetje biznesi · Komunikime strategjike · Pozicionim korporativ

NX Partners ofron mbështetje biznesi për kompani që operojnë në mjedise rregullatore dhe konkurruese dinamike dhe komplekse, duke u ndihmuar të forcojnë procesin e vendimmarrjes, të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të pozicionohen afatgjatë në treg.

Shërbimet tona
Kuptimi i “NX”

Pas çdo shkronje qëndron një ide që e definon qasjen tonë.

N – Nexus

Pika ku strategjia e biznesit, lidershipi ekzekutiv dhe reputacioni takohen.

Kjo është lidhja që ne ndërtojmë dhe zhvillojmë.

NX – Next Generation

Partneritet që shkon përtej qasjeve standarde ndaj çështjeve të biznesit dhe komunikimit.

Kjo është ajo që ne përfaqësojmë.

NX Partners. Aty ku strategjia dhe reputacioni takohen.
Rrjet i besueshëm ekspertësh dhe partnerëshZgjidhje të përshtaturaEkspertizë multidisiplinareBashkëpunim me ekipe drejtueseQasje e fokusuarMbështetje biznesiKomunikime strategjikePozicionim korporativEkspertizë rregullatoreMe seli në Maqedoninë e VeriutFokus në Ballkanin PerëndimorPerspektivë strategjike rajonalePlatformat efektive të dialogut janë po aq të fuqishme sa rrjetet që qëndrojnë pas tyre — dhe ne i zotërojmë të dyjaRrjet i besueshëm ekspertësh dhe partnerëshZgjidhje të përshtaturaEkspertizë multidisiplinareBashkëpunim me ekipe drejtueseQasje e fokusuarMbështetje biznesiKomunikime strategjikePozicionim korporativEkspertizë rregullatoreMe seli në Maqedoninë e VeriutFokus në Ballkanin PerëndimorPerspektivë strategjike rajonalePlatformat efektive të dialogut janë po aq të fuqishme sa rrjetet që qëndrojnë pas tyre — dhe ne i zotërojmë të dyja
Vizioni ynë
Të jemi partner i besueshëm për kompanitë që kërkojnë drejtim strategjik dhe ndikim afatgjatë në një mjedis që ndryshon vazhdimisht.
Misioni ynë
T’u ndihmojmë kompanive të forcojnë marrëdhëniet institucionale, të ndërtojnë besim dhe të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit, përmes mbështetjes konkrete dhe komunikimit strategjik.
Bindja jonë
NX Partners është ndërtuar mbi një të vërtetë të thjeshtë: besimi në biznes ndërtohet përmes një kuptimi të thellë të realitetit të biznesit, dinamikës rregullatore dhe mjedisit institucional në të cilin kompanitë operojnë.

Një kuptim që fitohet vetëm përmes përvojës dhe përkushtimit, e jo përmes zgjidhjeve të shpejta dhe të lehta që duken mirë në letër, por nuk krijojnë vlerë të vërtetë.

Mjedisi i sotëm po ndryshon mënyrën se si kompanitë operojnë, vendimmarrin dhe pozicionohen. Digjitalizimi i përshpejtuar, zbatimi i inteligjencës artificiale, dinamika gjeopolitike dhe proceset reformuese të lidhura me anëtarësimin në BE krijojnë detyrime të reja rregullatore, ndryshime fiskale dhe sfida strategjike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në planet e biznesit dhe konkurrueshmërinë.

Në NX Partners i ndihmojmë klientët të forcojnë pozicionin e tyre në treg, kredibilitetin dhe ndikimin afatgjatë. Zhvillimet rregullatore, dinamika institucionale dhe objektivat e biznesit i shndërrojmë në hapa konkretë, të përshtatur me strategjinë dhe prioritetet e secilit klient.

Gjithashtu, i mbështesim klientët në realizimin e objektivave të tyre përmes angazhimit strategjik, përgatitjes së strategjive për komunikim rregullator, menaxhimit të reputacionit dhe marrëdhënieve të jashtme.

Përfshirjen tonë të drejtpërdrejtë e plotësojmë me një rrjet të besueshëm ekspertësh dhe institucionesh, duke siguruar mbështetje të dedikuar për çdo klient.

Çdo angazhim yni është i fokusuar dhe i orientuar drejt rezultateve konkrete. Kështu është ndërtuar modeli i NX Partners që nga dita e parë.

Mbështetje biznesi · Komunikim strategjik
Shërbimet kryesore
Katër shtylla
mbështetjeje

Punojmë drejtpërdrejt me ekipet drejtuese për zgjidhjen e sfidave komplekse, vlerësimin e mundësive të tregut dhe arritjen e qëllimeve të kompanisë.

Mbështetje strategjike
  • Avancim i strategjisë së biznesit dhe mbështetje në vendimmarrje ekzekutive
  • Vlerësim i rreziqeve rregullatore dhe kufizimeve institucionale
  • Menaxhim i krizave korporative dhe kërcënimeve të menjëhershme
Mbështetje për lidershipin dhe organizatën
  • Përgatitje e drejtuesve për paraqitje publike dhe mediatike
  • Mbështetje në marrjen e vendimeve komplekse të biznesit
  • Harmonizim i strukturave të brendshme nëpërmjet komunikimit të qartë korporativ
  • Menaxhim i ndryshimeve organizative dhe tranzicioneve korporative

Zhvillojmë strategji komunikimi të dedikuara dhe unike, precizojmë mesazhin e tregut dhe rrisim dukshmërinë tek mediat, partnerët dhe vendimmarrësit kryesorë.

Strategjia e komunikimit
  • Hartim i mesazheve të sakta të përshtatura për grupet e synuara
  • Avancim i pozicionimit korporativ në tregje konkurruese
  • Menaxhim i rreziqeve reputacionale nëpërmjet komunikimit proaktiv në krizë
Reputacioni dhe besimi
  • Mbrojtje e integritetit të markës dhe ndërtim i besimit afatgjatë
  • Maksimizim i pranisë mediatike nëpërmjet mbulimit strategjik në media
  • Profilizim i drejtuesve si liderë të besueshëm të industrisë

Ndërtojmë partneritete konstruktive dhe afatgjata me organet qeveritare, asociacionet e biznesit, odat ekonomike dhe investitorët.

Strategjia e angazhimit
  • Hartëzim i palëve kyçe të interesit për identifikimin e aktorëve kritikë
  • Menaxhim i marrëdhënieve me sektorin publik dhe rrjeteve institucionale
Marrëdhënie të jashtme
  • Formësim i strategjive institucionale dhe udhërrëfyesit për zbatimin e tyre
  • Navigim nëpër angazhimin rregullator dhe sfidat e pajtueshmërisë
  • Kultivim i lidhjeve të thella me komunitetin e biznesit

Forcojmë reputacionin korporativ, kredibilitetin në treg dhe pozicionin konkurrues të kompanive në mjedise dinamike biznesi.

Pozicionim dhe reputacion
  • Përcaktim i narrativit korporativ dhe kornizës së komunikimit
  • Forcim i pozicionimit në treg dhe diferencimit konkurrues
  • Ndërtim dhe mbrojtje e reputacionit afatgjatë të markës
Kredibilitet dhe prani e jashtme
  • Rritje e njohjes së markës nëpërmjet kanaleve dhe platformave kryesore
  • Pozicionim mediatik dhe komunikim redaktorial
  • Konceptim i komunikimit me ndikim për përgjegjësi shoqërore dhe qëndrueshmëri
Praktika të specializuara
Dialog i strukturuar dhe angazhim tregu — kur situata kërkon më shumë.

U ndihmojmë kompanive në planifikimin dhe realizimin e platformave të strukturuara për dialog, duke krijuar hapësirë për shkëmbim konstruktiv ndërmjet sektorit të biznesit, organeve rregullatore dhe institucioneve publike.

Krijimi dhe realizimi i ngjarjeve
  • Forume dialogu ndërmjet industrisë dhe rregullatorëve
  • Samite dhe tryeza të rrumbullakëta
  • Angazhim i folësve dhe moderatorëve
Komunikim për ngjarjen
  • Angazhim dhe dukshmëri
  • Strategji për sponsorizime dhe partneritete
  • Koordinim dhe mbështetje mediatike
  • Platforma me shumë partnerë
  • Realizim i plotë i ngjarjeve

Mundësojmë dialog të hapur dhe të strukturuar, duke bashkuar kompanitë, rregullatorët, asociacionet e industrisë dhe publikun për të gjetur zgjidhje që funksionojnë për të gjitha palët. Platformat efektive të dialogut janë po aq të fuqishme sa rrjetet që qëndrojnë pas tyre. NX Partners i zotëron të dyja.

Mbështesim kompani dhe investitorë që dëshirojnë të vendosin ose të forcojnë praninë e tyre në Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, me qasje në rrjete dhe partnerë ndërkombëtarë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, duke u ndihmuar të ndërtojnë dukshmëri dhe kredibilitet afatgjatë në tregun e ri.

Këshillim strategjik dhe përgatitje
  • Mbështetje për hyrje në treg të ri
  • Analizë e mjedisit të biznesit
  • Angazhim me institucione dhe palë të interesuara
  • Harmonizim i komunikimit rregullator dhe industrial
Angazhim dhe rrjetëzim
  • Vendosje e kontakteve dhe partneriteteve të biznesit
  • Organizim i ngjarjeve të mbyllura ose të përzgjedhura të biznesit
  • Nxitje e dialogut me investitorët dhe komunitetin e biznesit

Vendosje e pranisë dhe mbështetje për investitorët.

Kod për shkyçje
4Fusha mbështetjeje
3Rajone veprimi
2Praktika të specializuara
1Fokus — Rezultatet tuaja
NX Partners
Si punojmë
I personalizuar. I drejtpërdrejtë.
Efektiv

NX Partners është një kompani e vogël, e fokusuar dhe e orientuar drejt partneritetit, me përfshirje të drejtpërdrejtë në nivelin më të lartë dhe me një rrjet ekspertësh, partnerësh strategjikë dhe marrëdhëniesh institucionale. Ky model siguron vëmendje të personalizuar, ekspertizë të përshtatur dhe qasje domethënëse, pa burokracinë dhe ngurtësinë e një kompanie të madhe tradicionale.

Si i mbështesim klientët

NX Partners punon me kompani përmes një qasjeje praktike, të bazuar në marrëdhënie partneriteti, e cila fokusohet në ndryshimet rregullatore, dinamikën institucionale, prioritetet e komunikimit dhe mjedisin më të gjerë gjeopolitik dhe global në të cilin kompanitë realizojnë veprimtarinë e tyre.

Bashkëpunojmë me ekipe komunikimi, drejtues dhe analistë të lartë, duke siguruar që mesazhet dhe pozicionimi i jashtëm të jenë të harmonizuara në të gjithë organizatën.

I ndihmojmë klientët:
  • T’i ndjekin, t’i kuptojnë dhe t’i vlerësojnë ndryshimet rregullatore dhe institucionale;
  • T’i analizojnë politikat, masat dhe reformat e reja, si dhe pasojat e tyre për biznesin;
  • Të forcojnë dukshmërinë, kredibilitetin dhe marrëdhëniet me palët e interesuara;
  • Të menaxhojnë sfidat e komunikimit dhe të reputacionit;
  • T’i harmonizojnë prioritetet e biznesit me mjedisin e jashtëm që ndryshon.
Rrjet profesional dhe institucional
Ekspertiza e duhur
për çdo angazhim
Për çdo klient sigurojmë ekspertizën e duhur, mbështetje ligjore, komunikim strategjik, shërbime digjitale, monitorim mediatik, hulumtim dhe mbështetje projektuese. Çdo klient merr vëmendje në nivel ekzekutiv dhe mbështetje të përshtatur me nevojat e tij specifike.
Këshilltarë ligjorë
Këshillim për rregullativë dhe pajtueshmëri
Ekspertë të komunikimit
Mesazhe, pozicionim dhe këshillim për reputacionin
Partnerë digjitalë
Prani online, përmbajtje dhe këshillim për digjitalizim
Hulumtime dhe analiza
Mbledhje dhe analizë e të dhënave
Ngjarje dhe produksion
Organizim ngjarjesh, logjistikë dhe realizim
Monitorim mediatik
Ndjekje e mbulimit mediatik dhe njohuri strategjike
Ekspertë të industrisë
Njohuri sektoriale dhe këshillim ekzekutiv

Rrjet i besueshëm specialistësh dhe organizatash partnere, i cili mundëson zgjidhje të përshtatura, ekspertizë multidisiplinare dhe mbështetje në nivel ekzekutiv.

Rrjet strategjik dhe institucional
Ndërtuar përmes përvojës
NX Partners punon me një rrjet të gjerë partnerësh profesionalë, institucionalë dhe biznesi, të ndërtuar përmes përvojës shumëvjeçare të drejtpërdrejtë në rajon.
Oda ekonomike dhe asociacione biznesi
Rrjete ndërkombëtare biznesi
Asociacione industriale dhe sektoriale
Komuniteti akademik dhe institucione kërkimore
Platforma B2B dhe ngjarje investuese
Iniciativa për dialog publik-privat
Rrjete rajonale dhe ndërkombëtare për bashkëpunim
Analistë ndërkombëtarë dhe organizata think-tank

Rrjet strategjik dhe institucional i ndërtuar përmes përvojës shumëvjeçare të drejtpërdrejtë në rajon.

NXP Insights
Analizat strategjike
dhe Perspektivat

Gjithçka fillon me një bisedë

STRATEGJI. BESIM. REZULTATE

Western BalkansSoutheast EuropeEurope · GlobalSkopjeNišSofiaBelgradeBucharestSarajevoPodgoricaTiranaZagrebLjubljanaAthens
Ndërtuar mbi përvojë. Fokusuar në rezultate
Zhvilluar nga